Lukaku te Chelsea për 115 milion euro, kryen vizitat mjekësore në Milano

09.08.2021

Romelu Lukaku do të jetë lojtar i Chelsea dhe tani nuk ka më dyshime. Sulmuesi belg ka kryer pjesën kryesore të testeve mjekësore ditën e sotme. Interi do të humbë sulmuesin e saj kryesor dhe do të përfitojë 115 milion euro për transferimin e belgut, i cili rikthehet për të tretën herë te londinezët. Zyrtarizimi […]

Lukaku te Chelsea për 115 milion euro, kryen vizitat mjekësore në Milano Foto: COMO, ITALY - JULY 28: Romelu Lukaku of FC Internazionale looks on during the pre-season friendly match between FC Internazionale and FC Crotone at the club's training ground Suning Training Center at Appiano Gentile on July 28, 2021 in Como, Italy. (Photo by Mattia Ozbot - Inter/Inter via Getty Images)

Romelu Lukaku do të jetë lojtar i Chelsea dhe tani nuk ka më dyshime. Sulmuesi belg ka kryer pjesën kryesore të testeve mjekësore ditën e sotme.

Interi do të humbë sulmuesin e saj kryesor dhe do të përfitojë 115 milion euro për transferimin e belgut, i cili rikthehet për të tretën herë te londinezët.

Zyrtarizimi i Lukakut do të vijë brenda kësaj jave. Nga ana tjetër Interi në vend të belgut do të nënshkruajë me Edin Dzeko, me të cilin është arritur marrëveshja për dy vite.