Luajti ndaj KB Yllit, Zenelaj i Ponte Prizrenit shpallet MVP i javës së 22-të

Luajti ndaj KB Yllit, Zenelaj i Ponte Prizrenit shpallet MVP i javës së 22-të

Ndeshjet e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll dhuruan përballje interesante, ku derbi ishte ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, ku prizrenasit fituan 76:92 dhe janë në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se therandasit.

Basketbollisti më i dalluar ishte qendra e Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj. Ai u dallua me 18 pikë e 14 kërcime, derisa shtoi edhe dy asistime e dy bllokada. Zenelaj kishte indeksin e lojës 33.

Kjo nuk është hera e parë që Zenelaj zgjedhet MVP, derisa është një nga lojtarët më të dalluar në skuadrën prizrenase.

Ndërkohë, top 5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e fundit janë: Tevin Mack (Sigal Prishtina) 36, Brandon Walters (Peja) 36, Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 33, Christian Lutete (Bashkimi) 26 dhe Ivan Koljeviq (Trepça) 26. 

RAPORTO