Liverpooli ka kontaktuar me Xabi Alonson

07.02.2024

Sipas ‘Footmercato’ thuhet se Liverpooli ka kontaktuar me trajnerin e Bayern Leverkusenti, Xabi Alonson.

Liverpooli ka kontaktuar me Xabi Alonson Foto: Ilustrim

Xabi Alonso i cili po tregon paraqitje fantastik me klubin e Bayern Leverkusenit, po shihet si kandidati potencial për ta marr drejtimin e Liverpoolit me largimin e Klopp në fund të sezonit.

Klopp njoftoi ditë më parë se ai do të largohet nga Liverpooli, kjo si shkak se ai ka plane tjera dhe i janë harxhuar energjitë për klubin anglez.

E Xabi i cili nuk ka asnjë humbje me klubin e tij në Bundesligë, shihet si njeriu kryesor për të marr drejtimin e ‘The Reds’.