Lionel Messi: Do të më pëlqente të luaja në MLS

28.12.2020

Legjenda argjentinase nuk dëshiron të shpërqendrohet nga bisedat e transferimit, por e ka lënë derën hapur për një largim miqësor nga Camp Nou këtë verë. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se mund të ketë një lëvizje të mundshme në Major League Soccer, por premtoi se ai nuk do të flasë me klube të […]

Lionel Messi: Do të më pëlqente të luaja në MLS Foto: Lionel Messi

Legjenda argjentinase nuk dëshiron të shpërqendrohet nga bisedat e transferimit, por e ka lënë derën hapur për një largim miqësor nga Camp Nou këtë verë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se mund të ketë një lëvizje të mundshme në Major League Soccer, por premtoi se ai nuk do të flasë me klube të tjera në lidhje me një transferim derisa të mbarojë sezoni aktual.

Pasi dështoi të sigurojë një dalje nga Camp Nou gjatë verës dhe tani në sezonin e fundit të kontratës së tij aktuale me klubin, Messi vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të mundshëm larg Spanjës.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë shpallur si destinacionet më të mundshme për blerjen e argjentinasit, ku ende janë të interesuar për të eksploruar opsionet e tij.

Sidoqoftë, Messi tani ka pranuar që një lëvizje në Shtetet e Bashkuara do t’i pëlqejë atij, duke rritur mundësinë që ai të ndiqte gjurmët e David Beckham, Thierry Henry.

“Gjithmonë kam thënë se kam përshtypjen se do të doja të shijoja përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara, të jetuarit në atë kampionat dhe atë jetë, por nëse ndodh apo jo nuk e di,” i tha Argjentinasi La Sexta.

Messi megjithatë e ka hedhur poshtë plotësisht idenë që ai të bashkohet me Atletico Madrid ose Real Madrid dhe u përgjigj kur u pyet nëse ai mund të bashkohej më vonë: “Jo, e pamundur”.