Lingard shpallet lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë

14.05.2021

Transferimi nga Manchester United në West Ham United ka bërë që Jesse Lingard të prekë majat e suksesit në karrierën e tij. Lingard tashmë është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë. Gjatë muajit prill 28 vjeçari ka shënuar katër gola si dhe ka regjistruar dy asistime për klubin. Aktualisht West Ham […]

Lingard shpallet lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë Foto: Ilustrim

Transferimi nga Manchester United në West Ham United ka bërë që Jesse Lingard të prekë majat e suksesit në karrierën e tij.

Lingard tashmë është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligë.

Gjatë muajit prill 28 vjeçari ka shënuar katër gola si dhe ka regjistruar dy asistime për klubin.

Aktualisht West Ham gjendet në pozitën e 6-të me 58 pikë, ku është duke luftuar për të siguruar një vend në garat evropiane.