Liga e Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

03.03.2020

Vetëm dy muaj pasi të mësojmë se kush do të trashëgojë Portugalinë në fronin e Evropës, edicioni i dytë i Ligës së Kombeve do të fillojë. Ndeshjet e sezonit të dytë do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Shorti do të tërhiqet sot (3 mars), në Amsterdam, me fillim nga ora 18:00. Në […]

Liga e Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës Foto: Kosova National Team

Vetëm dy muaj pasi të mësojmë se kush do të trashëgojë Portugalinë në fronin e Evropës, edicioni i dytë i Ligës së Kombeve do të fillojë.

Ndeshjet e sezonit të dytë do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Shorti do të tërhiqet sot (3 mars), në Amsterdam, me fillim nga ora 18:00.

Në sezonin e parë, Kosova ishte pjesë e Ligës D, dhe në grup kishte Azerbajxhanin, Maltën dhe San Marinon.

Me 14 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Kosova ka siguruar promovimin në Ligën C për sezonin e ri.

Ekipet e Ligës C:

Vazo e parë: Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia
Vazo e dytë: Maqedonia e Veriut, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro
Vazo e tretë: Estonia, Slovenia, Lituania, Luksemburgu
Vazo e katërt: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia