Liga e Kampionëve rikthehet me duele të “nxehta”

13.02.2024

Emocionet e ligës më të madhe në Evropë, Liga e Kampionëve do të rikthehen sonte me dy ndeshjet e para të vlefshme për fazën 1/8-tave.

Liga e Kampionëve rikthehet me duele të “nxehta” Foto: Ilustrim

Kryesfida e sontme luhet mes Leipzig dhe Real Madridit, duel ky që pritet të sjellë një ndeshje të madhe, edhe pse në letër madrilenët llogaritën favorit.

Megjithatë, skuadra gjermane, jo rrallëherë di t’i mposht edhe skuadrat e mëdha, sidomos kur luan para tifozëve të tyre.

Copenhagen-Manchester City, është një tjetër duel që luhet sonte.

Kampionët në fuqi të Evropës, janë duke kaluar në formë jashtëzakonisht të mirë, andaj në duel me Copenhagen udhëtojnë për të marrë rezultat pozitiv për sfidën e kthimit që luhet në ‘Etihad Stadium’.

Sonte takohen:

21:00, Copenhagen-Man City

21:00, Leipzig-Real Madrid