L’Equipe publikon formacionin e vitit, dominon Bayerni

04.01.2021

L’Equipe ka publikuar formacionin e vitit, befasitë nuk mungojnë, siç shihet Lionel Messi nuk figuron në 11 më të mirët. Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos dhe ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo janë në mesin e më të mirëve në formacionin e vitit të zgjedhur nga “L’Equipe”, gjithashtu këtë vit ka një dominim të lojtarëve […]

L’Equipe publikon formacionin e vitit, dominon Bayerni Foto: Ilustrim

L’Equipe ka publikuar formacionin e vitit, befasitë nuk mungojnë, siç shihet Lionel Messi nuk figuron në 11 më të mirët.

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos dhe ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo janë në mesin e më të mirëve në formacionin e vitit të zgjedhur nga “L’Equipe”, gjithashtu këtë vit ka një dominim të lojtarëve të Bayern Munchen.

Ramos ishte i vetmi lojtar nga La Liga që hyri në listë.Edhe pse Barcelona nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar, Lionel Messi shënoi 31 gola, por që nuk figuron ndër më të mirët, raporton lajmi.

Ky është formacioni i zgjedhur nga e përditshmja sportive franceze.

Formacioni, 4-4-2: Neuer, Davies, Ramos, Van Dijk, Alexander-Arnold, Thiago, Kimmich, Neymar, De Bruyne, Ronaldo, Lewandowski.