Laporta: Jam i bindur se Messi dëshiron të vazhdojë në Barcelonë

17.04.2021

Pesë javë pasi u bë president i Barcelonës ​​dhe pasi u njoh me rezultatit e auditimit Joan Laporta tashmë është duke përgatitur ofertën për të rinovuar kontratën me Leo Messin. Laporta ka theksuar se është i bindur që argjentinasi dëshiron të vazhdojë të luaj në Barcelonë. Ishte përfolur edhe vitin e kaluar që Messi dëshiron […]

Laporta: Jam i bindur se Messi dëshiron të vazhdojë në Barcelonë Foto: Ilustrim

Pesë javë pasi u bë president i Barcelonës ​​dhe pasi u njoh me rezultatit e auditimit Joan Laporta tashmë është duke përgatitur ofertën për të rinovuar kontratën me Leo Messin.

Laporta ka theksuar se është i bindur që argjentinasi dëshiron të vazhdojë të luaj në Barcelonë.

Ishte përfolur edhe vitin e kaluar që Messi dëshiron të largohet nga Barça, madje ai i kishte shkruar edhe letër stafit të klubit, por ai u nuk u lejua të largohet nga ish presidenti, Josep Maria Bartomeu.

Laporta për ‘El Chiringuito’ ka thënë se rinovimi i Messit po përparon në mënyrë adekuate.

Po ashtu ai ka theksuar se do të mundohet pa rezerva dhe me mundësitë e klubit që Messi të vazhdojë karrierën në klubin katalanas.

Ndërsa në fund Laporta tha se: “Unë jam i bindur që ai dëshiron të vazhdojë në Barça”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar disa informacione se Laporta gjithashtu po përpiqet ta bindë Leo Messin me blerjen e Erling Haaland, një futbollist që do t’i jepte ekipit një bonus për të garuar përsëri për Champions League.