Lampard: Shumë pak njerëz besonin te ne në fillim të sezonit

27.07.2020

Chelsea e mbylli këtë sezon në Premier League me fitoren 2-0 kundër Wolves. Skuadra e Frank Lampard, ia doli të renditej në vendin e katërt dhe siguroi kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ky ishte sezoni i parë i ish-mesfushorit në stolin e klubit ku kaloi vitet më të bukura të jetës dhe […]

Lampard: Shumë pak njerëz besonin te ne në fillim të sezonit Foto: Ilustrim

Chelsea e mbylli këtë sezon në Premier League me fitoren 2-0 kundër Wolves. Skuadra e Frank Lampard, ia doli të renditej në vendin e katërt dhe siguroi kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ky ishte sezoni i parë i ish-mesfushorit në stolin e klubit ku kaloi vitet më të bukura të jetës dhe Lampard analizon gjithçka në një prononcim për Sky Sports.

Wolves është realisht një skuadër shumë e mirë, por qëndrimi i djemve të mi ishte fantastik. Nuk na ka ndodhur shpesh në fushën tonë ta bëjmë diçka të tillë. Vendi i katërt do të thotë shumë për mua, por nuk duhet të emocionohemi shumë që siguruam kualifikimin në Champions.

Shumë pak njerëz besonin te ne në fillim të sezonit. Kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj dhe kemi përmirësuar ata që ishin. Kishte shumë të panjohura kur mora drejtimin e Chelsea, Hazard sapo ishte larguar, e dinim që kishim humbur një lojtar të madh.

Tani kemi me të vërtetë një frymë grupi, por duam të vazhdojmë të përmirësohemi. Tani na pret një sfidë tjetër, të shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë në sezonin e ardhshëm“, deklaron trajneri i ekipit londinez.