Kushti i Man United për të lejuar largimin e Ronaldos: Largimi në formë huazimi nëse zgjat kontratën

25.07.2022

Informacione të reja kanë dalë në fundjavën që lamë pas në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos, pasi Manchester United thuhet se është i gatshëm të lejojë superyllin e tyre të largohet. Djajtë e Kuq do të japin lejen për largimin e portugezit me kushtin që ai të largohet në formë huazimi dhe fillimisht […]

Kushti i Man United për të lejuar largimin e Ronaldos: Largimi në formë huazimi nëse zgjat kontratën Foto: Ilustrim

Informacione të reja kanë dalë në fundjavën që lamë pas në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos, pasi Manchester United thuhet se është i gatshëm të lejojë superyllin e tyre të largohet.

Djajtë e Kuq do të japin lejen për largimin e portugezit me kushtin që ai të largohet në formë huazimi dhe fillimisht duhet të vazhdojë kontratën me klubin.

Sipas Mirror, Djajtë e Kuq duan të rinovojnë kontratën e Ronaldos deri në vitin 2024, edhe pse ylli portugez dëshiron të largohet nga Old Trafford.

Ata do ta linin të largohej këtë verë si huazim për të kënaqur dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por në këmbim, ata duan që Cristiano Ronaldo të zgjasë kontratën e tij aktuale, e cila skadon qershorin e ardhshëm.

Synimi i klubit është të shohë Cristiano-n të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve me Manchester United përsëri në të ardhmen, në rast se trajneri i ri Erik ten Hag i ndihmon ata të sigurojnë një vend në top katërshe në Premier League.

Cristiano dhe agjenti i tij të befasuar nga propozimi për huazim
Propozimi është diskutuar në bisedimet me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, siç raporton The Sun. Si Ronaldo ashtu edhe agjenti i tij u befasuan, por sulmuesi portugez nuk e ka refuzuar propozimin.

Manchester United është i zhgënjyer me dëshirën e Ronaldos për t’u larguar për herë të dytë vetëm një sezon pas rikthimit të tij në gjigantët e Premier League.

Ndërkohë, zgjatja e periudhës së tij të dytë në Mançester sigurisht që do t’i kënaqte sponsorët.

Rinaldo humbet parasezonin e United për shkak të interesimit të përfolur për Atletico Madrid.

Për momentin, Ronaldo nuk i është bashkuar turneut parasezonal të skuadrës në Tajlandë dhe Australi për arsye personale. Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje të diskutueshme në Atletico Madrid pavarësisht të kaluarës së tij në Real Madrid.

Raporte të tjera pretendojnë se Atletico e ka vendosur Antoine Griezmann në tregun e transferimeve në përpjekjen e tyre për të mbledhur fonde për të nënshkruar me Ronaldon.