Kryeministri Kurti uron Distria Krasniqin: Faleminderit që po na bëni krenar, me zemër jam me ju në Tokio

24.07.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të artë Distria Krasniqin, e cila ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Kryeministri Kurti ka thënë se me zemër është me sportistët e Kosovës në Tokio. “DISTRIA E ARTË, Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që […]

Kryeministri Kurti uron Distria Krasniqin: Faleminderit që po na bëni krenar, me zemër jam me ju në Tokio Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të artë Distria Krasniqin, e cila ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kryeministri Kurti ka thënë se me zemër është me sportistët e Kosovës në Tokio.

“DISTRIA E ARTË, Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Pas sigurimit të së artës, Distria Krasniqi ka marrë urime të shumta nga akterë politikë në vend.

Distria është uruar edhe nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është shprehur i lumtur për fitoren e saj.

Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.