Kosova ngritet në pozitë rekord në FIFA, Shqipëria bie 

30.11.2023

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka shënuar ngritje rekord, ndërsa ajo e Shqipërisë ka pasur rënie. Në vendin e parë qëndron Argjentina, e cila ndiqet nga Franca, pastaj Anglia në vend të tretë, Belgjika në të katërtin dhe Brazili në pozitën e pestë. Në pesëshen e dytë […]

Kosova ngritet në pozitë rekord në FIFA, Shqipëria bie  Foto: Ilustrim

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka shënuar ngritje rekord, ndërsa ajo e Shqipërisë ka pasur rënie.

Në vendin e parë qëndron Argjentina, e cila ndiqet nga Franca, pastaj Anglia në vend të tretë, Belgjika në të katërtin dhe Brazili në pozitën e pestë.

Në pesëshen e dytë të ranglistës janë Holanda, Portugalia, Spanja, Itali dhe Kroacia në vendin e dhjetë.

Kosova ka kaluar nga vendi i 105-të në pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën dhe humbjes nga Bjellorusia.

Shqipëria ka rënë nga pozita e 59-të në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë.