Kosova deklason Qipron, e mposht me rezultat të thellë 5-1

27.09.2022

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, duke ‘blinduar’ vendin e dytë në Ligën C. ‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve. Futbollistët e Kombëtares sonë, bën super-paraqitje kundër Qipros, duke e mbyllur me fitore […]

Kosova deklason Qipron, e mposht me rezultat të thellë 5-1 Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, duke ‘blinduar’ vendin e dytë në Ligën C.

‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Kombëtares sonë, bën super-paraqitje kundër Qipros, duke e mbyllur me fitore bindëse prej 5-1, këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve.

Pas vetëm 22 minutave lojë, ndezët stadiumi ‘Fadil Vokrri’ kur Florent Muslija shënon një supergol për epërsinë e Kosovës prej 1-0. Në finish të pjesës së parë, Donat Rrudhani dyfishon avantazhin e Kombëtares sonë në 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë mjaft të mirë djemtë e Kosovës bën edhe në fraksionin e dytë, duke shënuar edhe tre gola. Elbasan Rashani (47’) shënon për rezultatin 3-0, derisa për golin e katërt dhe të pestë u përkujdes super-ylli ynë Vedat Muriqi (52’, 84’), kurse, golin e vetëm për Qipron e shënoi Roberge (81’), transmeton RTK.

Përfundimisht Kosova mund Qipron dhe siguron vendin e dytë në Ligën C grupi 2, derisa në vendin e parë është Greqia, kurse, Qipro është e treta me pesë pikë aq sa ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e fundit.