Këto janë dy mungesat e mëdha të Kosovës për ndeshjen me Spanjën
Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1:1 me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në këtë ndeshje djelmoshat tanë pas gati dy vjetësh e patën edhe mbështetjen e tifozëve “Dardanët”, të cilët ndonëse në numër të vogël për shkak të masave anti-COVID ishin mjaft të zhurmshëm dhe […]
Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1:1 me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Në këtë ndeshje djelmoshat tanë pas gati dy vjetësh e patën edhe mbështetjen e tifozëve “Dardanët”, të cilët ndonëse në numër të vogël për shkak të masave anti-COVID ishin mjaft të zhurmshëm dhe i dhanë motiv e forcë ekipit deri në fund për të dalë të pamposhtur nga kjo sfidë.
Ndërkohë, atëherë kur nuk pritej në shtesën e pjesës së parë, grekët arritën të gjejnë golin e epërsisë nëpërmjet Anastasios Douvikas. Ky gol bëri që grekët në pjesën e dytë të luajnë mbrojtje të ngjeshur dhe ta zvarrisin së tepërmi lojën.
Megjithatë, ishte Vedat Muriqi, ai, i cili iu hakmor grekëve në minutën e dytë të lojës shtesë, duke shënuar me gjuajtje me kokë, pasi paraprakisht Hadërgjonaj ktheu një top pas harkimit të Zymer Bytyqit. Me këtë pikë, Kosova e ruan vendin e tretë në renditjen e Grupit B, me 4 pikë, duke lënë Greqinë prapa me 3 pikë, derisa Spanja kryeson me 10 pikë e ndjekur nga Suedia, me 9 pikë.
Përveç që Kosova humbi dy pikë, kombëtarja jonë ka humbur edhe dy futbollistë për ndeshjen e radhës ndaj Spanjës.
Kjo pasi që Besar Halimi dhe Lirim Kastrati janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe se do të mungojë në ndeshjen ndaj spanjollëve.
Halimi dhe Kastrati kanë plotësuar numrin e kartonëve të lejuar dhe se nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës.
Prandaj, duke pasur parasysh se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta ketë në grumbullim mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari.
Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes.