KB YLLI: Në ndeshjet e Kupës së Kosovës do të jenë të pranishëm 200 shikues

31.01.2021

Nga organizimi që kishte skuadra e Rahovecit për “Final 8” në basketboll, tani këtë do ta bëjë skuadra basketbollistike nga Suhareka, Golden Eagle Ylli. Nga 3 deri më 7 shkurt, palestra ‘13 Qershori’ në Suharekë do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohet Final 8 Kupa e Kosovës. Tashmë janë bërë të ditur […]

KB YLLI: Në ndeshjet e Kupës së Kosovës do të jenë të pranishëm 200 shikues Foto: Xhebrailat - K.B. Golden Eagle Ylli

Nga organizimi që kishte skuadra e Rahovecit për “Final 8” në basketboll, tani këtë do ta bëjë skuadra basketbollistike nga Suhareka, Golden Eagle Ylli.

Nga 3 deri më 7 shkurt, palestra ‘13 Qershori’ në Suharekë do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohet Final 8 Kupa e Kosovës.

Tashmë janë bërë të ditur edhe oraret e ndeshjeve, ku të mërkurën do të zhvillohet çerekfinalja e grupit C, ku do të përballet KB Golden Eagle Ylli ndaj KB Bashkimit.

Sipas një njoftimi të bërë nga klubi suharekas, është bërë e ditur se në përpjekje të shumta me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në ndeshjet e FINAL 8 Kupa e Kosovës do të jenë të pranishëm deri në 200 shikues.

“Natyrisht basketbolli luhet për shikues dhe skishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport”, thuhet në njoftimin e klubit suharekas, Golden Eagle Ylli.