KB Golden Eagle Ylli nesër zhvillon ndeshjen me KB Bashkimi

17.12.2022

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligë. Ndeshja e parë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, skuadra që u takuan edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan prishtinasit. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit kanë nëntë fitore e katër humbje. Takim shumë i vlefshëm shihet ndërmjet Rahovecit dhe […]

KB Golden Eagle Ylli nesër zhvillon ndeshjen me KB Bashkimi Foto: Ilustrim

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, skuadra që u takuan edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan prishtinasit. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit kanë nëntë fitore e katër humbje.

Takim shumë i vlefshëm shihet ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Rahovecasit numërojnë dy fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje.

Të dielën do të përballen Bashkimi me Golden Eagle Yllin. Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, ndërsa therandasit pas katër humbjeve në fillim, tani janë në një seri pozitive prej tetë fitoreve radhazi.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet Trepçës dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, andaj pritet një duel shumë interesant të dielën në Mitrovicë.

Prince Caffe Superliga – Java 14

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni-Sigal Prishtina

19:00 Rahoveci-Peja

E diel

17:00 Bashkimi-Golden Eagle Ylli

19:00 Trepça-Vëllaznimi