Juventusi në aksion për yllin e Atletico Madridit

27.05.2021

Tashmë kanë përfunduar sezonet e ligave në futboll. Ndërsa pas këtij përfundimi, pritet që të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet do të kenë mundësi për blerjen apo shitjen e lojtarëve. Klubi futbollistik italian, Juventusi si duket është aktivizuar për t’i përcjellur lojtarët për blerjen e tyre. Saul Niguez mund të largohet nga Atletico […]

Juventusi në aksion për yllin e Atletico Madridit Foto: Ilustrim

Tashmë kanë përfunduar sezonet e ligave në futboll.

Ndërsa pas këtij përfundimi, pritet që të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet do të kenë mundësi për blerjen apo shitjen e lojtarëve.

Klubi futbollistik italian, Juventusi si duket është aktivizuar për t’i përcjellur lojtarët për blerjen e tyre.

Saul Niguez mund të largohet nga Atletico Madrid pas 12 vitesh.

Mesfushori spanjoll duket se ka vendosur që aventurës së tij t’i japë fund me Atletico Madridin, duke shikuar të ardhmen e tij në ndonjë klub tjetër, pavarësisht fitores së La Ligas në javën e fundit të kampionatit.

Sipas “Marca”, në gjurmët e tij është vënë Juventus.

Klubi bardhezi duket se është në pole position për mesfushorin, i cili do ta mbyllte kështu karrierën tek Atletico Madrid pas 337 ndeshjesh dhe 43 golash.

Pengesa e madhe për Juventus, përveç kërkesave të Atleticos, është rroga e lartë e lojtarit. Saul ndiqet edhe nga Manchester United, PSG dhe Bayern Munich.