Ismet Munishi përkujton Fadil Vokrrin: Pusho i qetë 9-shi i skuadrës, idhulli i fëmijërisë time

Ismet Munishi përkujton Fadil Vokrrin: Pusho i qetë 9-shi i skuadrës, idhulli i fëmijërisë time
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Sport

Tre vite më parë mbetëm pa futbollistin e pazëvendësueshëm, pa legjendën Fadil Vokrri. Përveç si futbollist klasi në vitet e tij të arta, Fadili la gjurmë edhe si një menaxher i jashtëzakonshëm.

Ardhja e tij në krye të FFK-së ndryshoi rrënjësisht rrjedhat në futbollin e Kosovës, duke kulmuar me anëtarësim në UEFA e FIFA. Vokrri ishte punëdhënës dhe bashkëpunëtor i mirë, por edhe mik i madh i tavolinës. Ndejat e tij, humori, buzëqeshja gazmore dhe afërsia që kishte me këdo po na mungojnë secilit prej nesh.

Sot, në këtë përvjetor, e kujtojmë atë për mirësinë e ngrohtësinë që dinte ta jepte në çdo takim apo ndejë, por edhe për vendosmërinë në kryerjen e punëve të cilat i kishte si objektiv.

Trajneri i mirënjohur i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka përkujtuar legjendën Fadil Vokrri në trevjetorin e tij të vdekjes.

Munishi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pa Vokrrin vështirë dhe se po mundohen të vazhdojnë aty ku e la ai.

“Pa ty veshtirë. Ne po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e la ti”, ka shkruar Munishi në Facebook.

“Pusho i qetë 9-shi i skuadrës ma i madhi i pa përsëritshmi idhulli i fëmijërisë time, Fadil Vokrri”, ka shkruar më tutje Munishi.

RAPORTO