Ismet Munishi: Duket se kemi një kampion të ri, ajo është Prishtina

10.05.2021

Gjatë fundjavës që lam pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të kampionatit, renditja tabelare në Superligë ka ndryshuar. Aktualisht FC Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 75 pikë, duke lënë pas Dritën me 70 pikë dhe Ballkanin […]

Ismet Munishi: Duket se kemi një kampion të ri, ajo është Prishtina Foto: Ilustrim

Gjatë fundjavës që lam pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të kampionatit, renditja tabelare në Superligë ka ndryshuar.

Aktualisht FC Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 75 pikë, duke lënë pas Dritën me 70 pikë dhe Ballkanin me 68 pikë.

Ndërsa trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka pranuar që Prishtina do të jetë kampion i ardhshëm i Kosovës.

Munishi ka theksuar se klubi i Prishtinës ishte më i mirë se dy rivalët e saj Drita dhe Ballkani, në fazën finale të kampionatit.

“Në bazë të formës së treguar, ka treguar formë më stabile se rivalët, duke i mposhtur të dy rivalët direkt”.

“Në të vërtet nga fundi i kampionatit ka treguar seriozitet. Nga dy ndeshjet ju duhet një pikë. Mendoj që nuk do ta neglizhojnë”.

“Siç duket e kemi kampionin e ri pas tetë vitesh, skuadrën e FC Prishtinë”, ka thënë Ismet Munishi në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Kujtojmë se Ballkani në xhirot e fundit të kampionatit ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Bledi Shkëmbi, kështu duke bërë që në xhirot e fundit klubin ta udhëheqë ndihmës trajneri i deritashëm, Ardian Basha dhe zëvendës trajner, Edon Gashi.