Ish-drejtori sportiv i Pejës shpërthen me akuza të rënda: “Keni vjedh edhe kundër Yllit!”

01.05.2025

Një postim i zjarrtë në Facebook nga Arber Elshani, ish-drejtori sportiv i Pejës dhe figurë e njohur në basketbollin kosovar, ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin sportiv.

Pa përmendur emra klubesh, por me aludime tejet të qarta, Elshani ka lëshuar një sërë akuzash të rënda për trukime ndeshjesh dhe ndikim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në rezultatet e garave. Megjithëse Elshani nuk përmen emra, aludohet se akuzat jane të drejtuara drejtë ekipit të Trepçës.

Elshani fillon duke përmendur finalen e Kupës në Rahovec në vitin 2023, duke aluduar në pamje filmike të dyshimta të referëve grekë dy netë para ndeshjes. Më pas, ai kalon te Superkupa në Suharekë, duke vënë në pikëpyetje përjashtimin e Lis Shoshit pa asnjë kontakt dy minuta para fundit. Kupa në Gjakovë dhe përjashtimi i Diamond Stone thjesht pse festoi një trepikësh janë gjithashtu pjesë e akuzave.

Elshani përmend finalen ku Ylli kishte epërsi prej pesë pikësh deri në një minutë para fundit, si dhe finalen e pestë të play-off-it kundër tyre, duke i cilësuar të gjitha si “të vjedhura”.

Akuzat e Elshani nuk ndalen vetëm te ndeshjet. Ai hedh dyshime të forta mbi lidhjet mes një klubi të caktuar dhe FBK-së. Valton Bilalli cilësohet si “kryetari i vërtetë i FBK-së” dhe “ortak biznesi” i presidentit të klubit të aluduar. Linda Shala, nënkryetare e FBK-së, përmendet si ish-presidente e këtij klubi. Sipas Hajdarit, presidenti aktual i FBK-së, Arben Fetahu, punon si përfaqësues ligjor i presidentit të klubit të akuzuar, duke e bërë federatën “të kapur”.

“Krejt kupat i kanë fitu prej vitit 2024 e deri sot me 1/2 pike diference. Te gjitha te vjedhura,” shkruan Elshani, duke shtuar ironikisht për reagimet e klubit ndaj akuzave të mëparshme.

Në një pjesë tjetër, Elshani thekson se trajneri i Trepçes, Adis Beçiragiqi “që e keni aty e ka pru qeky gjyks”. S’kishit pas ide as kush është, as prej kahit vjen.

Megjithatë, ai thekson se avantazhi i vetëm i Trepçës është kontrolli mbi federatën, duke paralajmëruar klubet e tjera se derisa të tjerët të jenë në FBK, titujt do të shkojnë në favor të tyre.

Si provë të “ndershmërisë së garës”, Elshani sjell një rast flagrant të një referi rajonal që njofton një mik të tij për referimin e finales në Prizren, madje para përfundimit të gjysmëfinaleve.

Postimi mbyllet me një akuzë të ashpër dhe një shprehje të fortë neverie: “FLLIQANA!”,