Interit i duhen edhe 13 pikë në 8 ndeshjet e fundit për ta fituar titullin

Interit i duhen edhe 13 pikë në 8 ndeshjet e fundit për ta fituar titullin
Çlirim Gashi

12.04.2021 / Sport

Interi është duke treguar një performancë mjaft të mirë në Serie A.

Klubi italian ndodhet në pozitën e parë me gjithsej 74 pikë, kështu i duhet të mbledhë edhe 13 pikë të tjera në tetë ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin e sezonës 2020/21.

“Nerazzurët” dje zhvillua ndeshje ndaj Cagliarit, ku shënoi fitore të vështirë me rezultat 1-0, ku golin e vetëm e shënoi mbrojtësi, Matteo Darmian.

Fitorja e Interit ndaj Cagliarit, ishte fitorja e 11-të radhazi.

Klubi italian në drejtim të Antonio Contes me performancën e tyre janë në rrugën e duhur për të siguruar titullin e parë që nga viti 2009/10.

Po ashtu edhe Juventusi janë duke ndjekur titullin e tyre të 10-të radhazi në Serie A në këtë sezon 2020/21, por tani për tani janë gjithsej 12 pikë prapa udhëheqësve të ligës.

Milani është i dyti, me një pikë më shumë se “Zonja e Vjetër”, që do të thotë që Interi ka krijuar një hendek prej 11 pikësh në krye të tabelës.

Ndryshe sfida e radhës për Interin në kampionat do të jetë ajo kundër Napolit.

RAPORTO