Tifozët “pushtojnë” Napolin, 400 mijë kërkesa për biletën e titullit

20.05.2025

Javën e fundit të Serie A, gjithçka është gati për dramën e titullit kampion.

Tifozët “pushtojnë” Napolin, 400 mijë kërkesa për biletën e titullit Foto: Ilustrim

Napoli ndodhet në krye të renditjes, duke mbajtur një pikë avantazh ndaj Interit ndjekës.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të mbyllë sezonin në shtëpi, në një sfidë emocionuese kundër Cagliarit. Një fitore në stadiumin “Maradona” do t’i vuloste titullin kampion Napolit, duke shkaktuar festë të madhe në qytet.

Interesi i tifozëve për këtë ndeshje ka qenë fenomenal. Kompania përgjegjëse për shitjen e biletave njoftoi se me nisjen e shitjes në orën 15:00, janë regjistruar mbi 400 mijë kërkesa nga tifozë të etur për të qenë pjesë e këtij momenti historik.

Ky numër i jashtëzakonshëm kërkesash dëshmon atmosferën elektrizuese që po mbretëron në Napoli, me tifozët që mezi presin të festojnë titullin e shumëpritur në stadium.

Ndeshja vendimtare Napoli-Cagliari do të luhet të premten, me fillim nga ora 20:45.