Interi prezanton fanellën bazë në edicionin 2021/22

Interi prezanton fanellën bazë në edicionin 2021/22
Taulant Krasniqi

13.07.2021 / Sport

Interi e ka shpalosur fanellën e parë për sezonin e ri 2021/22, me të cilat do t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi.

Fanella e re ka dizajn gjarpri dhe zikaltrit e kanë cilësuar si të duhurën për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Skuadra “zikaltër” në fanellat e reja të prezantuar, shihet lëkura e gjarprit e cila mbizotëron mbi fanella.

Përmes një video në rrjetet sociale, Interi ka prezantuar fanellën e re, e cila ndryshon nga dizajni tradicional.

“Gjarpri po ndryshon lëkurën e tij në mënyrë që të jemi gati për sfida të reja në horizont. Ne jemi të entuziazmuar që zbulojmë fanellën tonë për 2021/22, e para e këtij lloji me kreshtën tonë të re!”, thuhet në njoftimin e  klubit italian.

View Post

Me ngjyrën e kaltër dhe të zezë, e përshkuar nga një “lëkurë” gjarpri, ajo duket tejet e bukur dhe aktualisht duket se është pritur mirë nga tifozët e Nerazzurëve.

Interi e fitoi titullin në Serie A sezonin e kaluar pas një pritjeje prej 11 vjetëve me një fanellë me vija asimetrike dhe tani e ka zbuluar një dizajn tjetër të jashtëzakonshëm për fanellën e parë.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit