Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër

14.01.2025

Viti 2024 ishte padyshim i jashtëzakonshëm për Granit Xhakën, i cili shkëlqeu në të gjitha frontet e futbollit.

Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër Foto: Ilustrim

Mesfushori kosovar arriti majat e karrierës së tij duke regjistruar suksese të shumta me Bayer Leverkusenin dhe ekipin kombëtar të Zvicrës.

Xhaka luajti një rol kyç në fitimin e titullit të kampionit në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, një arritje historike për “Farmaceutikët”. Përveç kësaj, ai ndihmoi ekipin e tij të ngrejë Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, duke përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në futbollin gjerman.

Megjithatë, ndonëse Bayer Leverkusen arriti deri në finale të Ligës së Evropës, fati nuk ishte në anën e tyre, pasi humbën ndaj Atalantës në një ndeshje emocionuese.

Përveç sukseseve në nivel klubesh, Granit Xhaka shkëlqeu edhe me kombëtaren zvicerane në Kampionatin Evropian të Futbollit 2024. Ish-lojtari i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit bëri paraqitje fantastike në këtë turne, duke konfirmuar edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme si lider dhe futbollist.

Viti 2024 mbetet një nga vitet më të suksesshme në karrierën e Granit Xhakës, duke e konsoliduar atë si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More