Granit Xhaka: “Kupa e Botës 2026 do jetë e fundit për mua”

para 3 dite

Futbollisti i njohur i Bayer Leverkusenit, me origjinë kosovare, Granit Xhaka, ka zbuluar se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i fundit ku do të përfaqësojë Zvicrën.

Granit Xhaka: “Kupa e Botës 2026 do jetë e fundit për mua”

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, kapiteni i Kombëtares zvicerane ndau planet e tij për të ardhmen dhe rëndësinë e këtij turneu.

“Duam të kualifikohemi në Kupën e Botës, e cila mund të jetë e fundit për mua dhe jo vetëm për mua, por edhe për disa të tjerë në ekip. Unë, Rici dhe Remo, ndoshta katër apo pesë lojtarë,” tha Xhaka.

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk është një çështje për t’u menduar tani. “Por mos të keqkuptohemi, unë s’po mendoj për këtë gjë tani. Është shumë larg. Jemi të fokusuar për t’u kualifikuar atje dhe të shkojmë sa më larg,” shtoi ai, duke treguar vendosmërinë e ekipit për sukses në fazën kualifikuese dhe përtej saj.

Kombëtarja e Zvicrës, e njohur për paraqitjet e saj të forta në garat ndërkombëtare, ndodhet në një grup interesant me Kosovën, Slloveninë dhe Suedinë. Ndeshjet e këtij grupi pritet të jenë të luftuara dhe plot emocione, veçanërisht për shkak të përballjeve unike si ajo me Kosovën.

Etiketat

Ofertat e fundit