Golden Eagle Ylli pëson humbje nga Benfica në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

  • 22.09.2022
Golden Eagle Ylli pëson humbje nga Benfica në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje nga Benfica me rezultat 67:92 (19:14, 23:28, 16:29, 9:21), në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, përkatësisht çerekfinalet e kësaj gare.

Ylli bëri një paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë që përfundoi 42:42, në debutim të garave ndërkombëtare, ndonëse kishte edhe mungesa për shkak të lëndimeve.

Kampionët e Kosovës e nisën ndeshjen shumë mirë, me një seri prej 6:0 dhe më pas thelluan epërsinë në 13:4, por më pas kishin një rënie të lehtë, që e shfrytëzuan portugezët, kurse çereku i parë përfundoi 19:14. Benfica vazhdoi me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin në 19:19, e më pas kaluan për herë të parë në epërsi 21:23, ndërsa më pas zhvillohet lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 42:42, ndonëse Ylli u paraqit me vetëm gjashtë basketbollistë në parket, ku munguan Gëzim Morina dhe Malcolm Armstead, për shkak të lëndimeve.


Kjo u vërejt në pjesën e dytë, ku u shkëputën portugezët, të përkrahur edhe nga tifozët vendas. Benfica ishte më e mirë në këtë pjesë dhe fitoi në fund 67:92. Te Ylli u dalluan Bashir Ahmed me 27 pikë, Chris Harris me nëntë pikë e 14 kërcime dhe Valon Bunjaku me 15 pikë.


Kjo ishte paraqitja e parë e Yllit në garat ndërkombëtare, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Therandasit do të vazhdojnë garat në grupet e FIBA Europe Cup.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë