Gliha: Varet prej dy ndeshjeve se a do të qëndroj te Kosova

09.11.2021

Të martën ai e ka mbajtur një konferencë për media.  Trajneri aktual i Kosovës, pas largimit të zviceranit Bernard Challandes, para ndeshjes miqësore të mërkurën që Dardanët e zhvillojnë me Jordaninë, ka thënë se synimi  i tij është që ta ndryshojë situatën te Kosova që është shumë e rëndësishme. “Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të […]

Gliha: Varet prej dy ndeshjeve se a do të qëndroj te Kosova Foto: Ilustrim

Të martën ai e ka mbajtur një konferencë për media. 

Trajneri aktual i Kosovës, pas largimit të zviceranit Bernard Challandes, para ndeshjes miqësore të mërkurën që Dardanët e zhvillojnë me Jordaninë, ka thënë se synimi  i tij është që ta ndryshojë situatën te Kosova që është shumë e rëndësishme.

“Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit…Do të provojmë të bëjmë më të mirë, të kemi rezultate të mira të mundshme dhe të marrim fitore… Nëse nuk jemi së bashku për këtë qëllim, atëherë cili është qëllimi i këtij grumbullimi”, është shprehur ai. “Kërkoj të fitohet secila ndeshje, këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Duhet të ndryshojmë, të mos kemi kaq shume respekt për kundërshtarët. Për mua nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Duam të marrim më të mirën nga këto ndeshje”.

Gliha ka komentuar mosftesën e Paqaradës. 

“Kam menduar rreth tij. Luan mirë ofanziv, por ne kemi nevoj për defanzivë. Në këtë drejtim mendoj se Aliti është më i përshtatshëm. Ai është lojtar shumë i mirë. Nëse une vazhdoj me Kosovën, Paqarada do ta ketë rastin e vet”, është shprehur slloveni. 

Kosova pas ndeshjes me Jordaninë do të udhëtojë drejt Greqisë për t’u ndeshur me këtë Kombëtare në kuadër të kualifikimeve për Botërorin.