Gjermania shkatërron Curaçaon 7-1, ndeshja e radhës Holandë- Japoni nga ora 22:00
Gjermania ka dhuruar spektakël në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur debutuesit e Curaçaos me rezultat bindës 7-1.
Felix Nmecha hapi serinë e golave për gjermanët që në minutat e para, ndërsa Kai Havertz, Jamal Musiala, Nico Schlotterbeck, Nathaniel Brown dhe Deniz Undav kontribuan në fitoren e thellë të ekipit të Julian Nagelsmannit.
Golin historik për Curaçaon e realizoi Livano Comenencia.
Pas këtij triumfi, vëmendja zhvendoset te një nga përballjet më interesante të fazës së grupeve, ku Holanda do të sfidojë Japoninë nga ora 22:00.
Japonezët vijnë në këtë duel pas gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa Holanda synon të nisë me fitore rrugëtimin në Botëror.
Më vonë gjatë natës do të zhvillohen edhe sfidat Bregu i Fildishtë – Ekuador dhe Suedia – Tunizia.
