Finalja e madhe e Euro 2020, Itali – Angli

08.07.2021

Kanë përfunduar gjysmëfinalet e Euro 2020, ku edhe janë përcaktuar dy finalistët e këtij kampionati. Italia dhe Anglia do të lujnë në finalen e madhe për titull të dielën më 11 korrik. Azzurët arritën kualifikimin në finale duke e mposhtur Spanjën me penallti në “Wembley Stadium” të Londrës. 90 minuta lojë të rregullt gjithashtu edhe […]

Finalja e madhe e Euro 2020, Itali – Angli Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar gjysmëfinalet e Euro 2020, ku edhe janë përcaktuar dy finalistët e këtij kampionati.

Italia dhe Anglia do të lujnë në finalen e madhe për titull të dielën më 11 korrik.

Azzurët arritën kualifikimin në finale duke e mposhtur Spanjën me penallti në “Wembley Stadium” të Londrës.

90 minuta lojë të rregullt gjithashtu edhe vazhdimet ishin mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, golin për italianët e shënoi Federico Chiesa, ndërsa për spanjollët shënoi Alvaro Morata.

Ndërsa Anglia në drejtim të Gareth Southgate gjatë mrëmjes së djeshme arriti që të kualifikohet në finalen e madhe duke e mposhtur Danimarkën në vazhdime.

Anglezët gjatë kohës shtesë shënuan një penallti, që kjo penallti është duke u diskutuar mjaft shumë nga njohës të futbollit.

Si në gjysmëfinalen e parë, edhe në gjysmëfinalen e djeshme koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, goli i Harry Kane pasi huqi penalltinë nga topi i kthyer vendosi kahjen e ndeshjes.

Anglia në këtë finale do të luaj për titullin e tyre të parë të Kampionatit Evropian, ndërsa italianët e kishin fituar një herë këtë titull.

Finalja Angli – Itali do të zhvillohet më 11 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës.