FFK thërret konferencë për media, pritet shkarkimi i Bernard Challandes

13.10.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kosova ka zhvilluar ndeshjen ndaj Gjerogjisë, ku ka pësuar humbje me rezultat 0-1. Ndërsa, në konferencë të jashtëzakonshme për media të thirrur nga FFK-ja pritet që të shkarkohet përzgjedhësi, Bernard Challandes, kështu ka mësuar Telegrafi sipas burimeve. Konferencën e jashtëzakonshme për media, FFK e ka thirrur nga ora 13:00 e ditës […]

FFK thërret konferencë për media, pritet shkarkimi i Bernard Challandes Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kosova ka zhvilluar ndeshjen ndaj Gjerogjisë, ku ka pësuar humbje me rezultat 0-1.

Ndërsa, në konferencë të jashtëzakonshme për media të thirrur nga FFK-ja pritet që të shkarkohet përzgjedhësi, Bernard Challandes, kështu ka mësuar Telegrafi sipas burimeve.

Konferencën e jashtëzakonshme për media, FFK e ka thirrur nga ora 13:00 e ditës së sotme (e mërkurë).

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit të Kosovës, si duket kanë bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të bëjë shkarkimin e trajnerit aktual.

Sipas burimeve mirë të informuara të Telegrafit, konferenca ka të bëjë me shkarkimin e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Sipas burimeve të Telegrafit, drejtuesit e FFK-së dhe Challandes kanë mbajtur mbrëma takim deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa takimi ka vazhduar edhe sot dhe është arritur ujdia për t’i ndarë rrugët.