FC Ballkani lëshon pikë në Malishevë

19.04.2026

FC Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj FC Ballkani me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

FC Ballkani kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të, por pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit.

Malisheva reagoi fuqishëm duke përmbysur rezultatin me katër gola, ku u dallua me dy realizime Brruti, ndërsa kontribuoi edhe Diatta.

Ballkani arriti të ngushtojë diferencën në 3-2 në minutën e 87-të, por në kohën shtesë vendasit vulosën fitoren me golin e katërt për rezultatin final 4-2.

Një ndeshje me ritëm të lartë dhe kthesë të madhe, që i jep Malishevës tri pikë të vlefshme në luftën për renditje më të mirë në tabelë.