Fajësoi gjyqtarët për epilogun e takimit ndaj Ballkanit, trajneri i Llapit dënohet nga KD

05.05.2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionet e Garave dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave […]

Fajësoi gjyqtarët për epilogun e takimit ndaj Ballkanit, trajneri i Llapit dënohet nga KD Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionet e Garave dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME

FC “Ballkani“: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nga minuta e 88 e deri në përfundim, së paku në katër (4) raste, mbledhësit e topave hedhin topin e dytë në fushë me qëllim të zvarritjeve së lojës. Po ashtu gjatë ndeshjes bartësit e barelave kanë fyer  ekipin mysafir në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 1000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina, nr. ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, fajëson gjyqtarët për epilogun e takimit, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 500 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Ndihmëstrajneri i FC “Llapi“, Bekim Mulliqi, me nr. ID 011415M71. Në minutën e 32-të, në rrëmujën e krijuar nga lojtarët dhe bankinat e të dy ekipeve, godet me grusht lojtarin rezervë të FC Ballkani, Arbër Shala, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A dhe neni 40 paragrafi 1 pika C e  Rregullores disiplinore:
DËNOHET me 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK dhe me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “Feronikeli”: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të tashmë ish-kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me Vërejtje të Fundit.

Donik Osmani, futbollist i KF Llapi  me numër të fanellës 11 si dhe  numër të ID 000697M02. Ne ndeshjen KF Llapi  – KF Drita, në Superligën e juniorëve, java 29. Në minutën e 35 të takimit e godet me bërryl lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Blerjon Avdimetaj, futbollist i KF Besa me numër të fanellës 5 si dhe numër të ID 005558M03 në ndeshjen KF 2 Korriku  – KF Besa, në Superligën e juniorëve, java 29. Në minutën e 76 të takimit (fyerje ndaj gjyqtarit) dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Endrit Hyseni, futbollist i KF Vushtrria me numër të fanellës 77, si  numër të ID 005393M03. Në ndeshjen KF Vushtrria – KF Trepça, në Superligën e juniorëve, java 29. Në minutën e 64-t të takimit (kacafytje) me lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Emin Azemi, futbollist i KF Trepça me numër të fanellës 1 si dhe numër të ID 005046M03. Në ndeshjen KF Vushtrria – KF Trepça, në Superligën e juniorëve, java 29. Në minutën e 64-t të takimit (kacafytje) me lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Hapje e procedurave disiplinore:

-ndaj KF ”Drenica”:  Lëshim në organizimin e ndeshjes Drenica –Ballkani, e javës së 32-të të Superligës. Kishte lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me vendimet e MSH-së dhe IKSHPK-së. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore , kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF ”Drenica”. Afati deri më 07.05.2021 ora 13:00.

-ndaj trajnerit të FC Trepça’89, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81. Në prononcimin për media, akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Trepça’89-Besa, e javës së 32-të e Superligës. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Trepça ‘89 Shpëtim Idrizi. Afati deri më 07.05.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 04.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 04.05.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku