E shtuna vjen me dy ndeshje të rëndësishme në Superligën e Kosovës

Sot u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll.
Ballkani mposhti në shtëpi Drenicën me rezultat 2-1, ndërsa Trepça ’89 triumfoi si musafir te Besa në Pejë.
Nesër, Prishtina dhe Llapi e zhvillojnë derbin e madh në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e cila ka rëndësi për të dy ekipet.
Llapi aktualisht ka 26 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë, ndërsa Prishtina po vazhdon me rezultate të mira ku tashmë ka 44 pikë dhe është futur në garë për titull.
Po ashtu, ndeshje e fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Gjilanit e Arbërisë.
Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.