Dardanët e nisin kundër Rumanisë, ky është orari i plotë  

09.02.2024

Kombëtarja e Kosovës në futboll, tashmë ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve.

Dardanët e nisin kundër Rumanisë, ky është orari i plotë   Foto: Ilustrim

“Dardanët” janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe njërën mes Lituanisë ose Gjibraltarit.

Kombëtarja jonë ka mësuar orarin e plotë të gjashtë ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kosova fushatën e re në Ligën e Kombeve e nis ndaj Rumanisë, më 6 shtator nga ora 20:45.

Me pas Kosova do të luajë në udhëtim, më 9 shtator ndaj Qipros (20:45) dhe 12 tetor ndaj Lituanisë ose Gjibraltarit (15:00).

Ndeshjet kthyese fillojnë përsëri me një takim në shtëpi, ku më 15 tetor e presim Qipron me fillim nga ora 20:45. Në ndeshjen e pestë Kosova udhëton drejt Rumanisë me 15 nëntor, ndërsa me 18 nëntor e pret Lituaninë ose Gjibraltarin. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 20:45.

Ky është orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:

E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45

Kosovë – Rumani

E hënë, 9 shtator 2024, 20:45

Qipro – Kosovë

E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00

Lituani/Gjibraltar – Kosovë

E martë, 15 tetor 2024, 20:45

Kosovë – Qipro

E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45

Rumani – Kosovë