Chelsea merr fitore bindëse në udhëtim te Leicesteri

20.11.2021

U deshën 14 minuta lojë që londinezët të kalojnë në epërsi me një gol të realizuar nga Antonio Rudiger, i cili shënoi me kokë nga një harkim i Ben Chilwell. Por, djelmoshat e Tuchel nuk kishin në mend të ndaleshin me kaq, ku N’Golo Kante realizoi për 2-0, ku këtë gol e arriti falë asistimit […]

Chelsea merr fitore bindëse në udhëtim te Leicesteri Foto: Ilustrim

U deshën 14 minuta lojë që londinezët të kalojnë në epërsi me një gol të realizuar nga Antonio Rudiger, i cili shënoi me kokë nga një harkim i Ben Chilwell.

Por, djelmoshat e Tuchel nuk kishin në mend të ndaleshin me kaq, ku N’Golo Kante realizoi për 2-0, ku këtë gol e arriti falë asistimit të Reece James.

Ndërkaq, edhe në pjesën e dytë të lojës, Chelsea ishte më dominuese ku arriti të realizojë edhe një gol tjetër.

Për të thelluar epërsinë në 3-0 u kujdes Christian Pulisic përmes një asistimi të Hakim Ziyech në minutën e 71-të.

Një gjë që ja vlenë të potencohet është se gjatë kësaj ndeshje, klubi londinez kishte tre gola të anuluar, kjo për shkak të pozitës jashtë loje, por një gjë e tillë nuk i demoralizoi ata dhe se fitore e tyre në fund ishte bindëse.

Me këtë fitore pas javës së 12-të, Chelsea në krye me Thomas Tuchel vazhdon të jetë lider në ligën kryesore të Anglisë me 29 pikë, duke lënë pas West Hamin me 24 pikë dhe Manchester Cityn me 23 pikë.