Chelsea do yllin e Italisë, Lampard goditje me zero kosto

28.04.2020

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, pëlqen shumë Dries Mertensin e Napolit. Numri një i bluve të Londrës e do futbollistin me patjetër dhe po mendon që ta marrë në skuadër. Ai po mundohet që ta bindë, pasi e telefonon çdo ditë në telefon. Kontrata e lojtarit mbaron në verë dhe anglezët duan që ta bindin […]

Chelsea do yllin e Italisë, Lampard goditje me zero kosto Foto: Ilustrim

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, pëlqen shumë Dries Mertensin e Napolit. Numri një i bluve të Londrës e do futbollistin me patjetër dhe po mendon që ta marrë në skuadër.

Ai po mundohet që ta bindë, pasi e telefonon çdo ditë në telefon. Kontrata e lojtarit mbaron në verë dhe anglezët duan që ta bindin për ta rrëmbyer me kosto zero.

“Mertens donte të qëndronte te Napoli, por gjërat kanë ndryshuar tani. Diçka ka ndodhur dhe gjasat janë që të mos ketë rinovim. Chelsea e donte që në janar dhe po punon dhe tani fort për të”, – tha Vincenzo Morabito për Radio Kiss Kiss.