Çerekfinalja e rradhës, Çekia – Danimarka, formacionet e mundshme

03.07.2021

Edhe sot vazhdon Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante. Sonte edhe zyrtarisht do të mësohen dy kombëtare gjysmëfinaliste në këtë kampionat, prandaj edhe na presin sfida interesante. Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Çekisë dhe asaj të Danimarkës në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit. Republika […]

Çerekfinalja e rradhës, Çekia – Danimarka, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Edhe sot vazhdon Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante.

Sonte edhe zyrtarisht do të mësohen dy kombëtare gjysmëfinaliste në këtë kampionat, prandaj edhe na presin sfida interesante.

Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Çekisë dhe asaj të Danimarkës në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.

Republika Çeke arriti të kualifikohet në çerekfinale duke e mposhtur Holandën me rezultat 2-0. Golin e parë e shënoi Tomas Holes në minutën e 68-të. Ndërsa të dytin Patrick Schick në minutën e 80-të.

Ndërsa Danimarka ka arritur kualifikimin në çerekfinale duke e mposhtur Uellsin me rezultat 4-0. Ishte sulmuesi shtatlartë Kasper Dolberg, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 27-të për 0-1.

Në pjesën e dytë përsëri ishte Danimarka skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijoi më shumë raste, teksa gjeti edhe dy tri gola tjerë për të siguruar fitoren. Luhej minuta e 48-të kur në skenë doli përsëri Dolberg që shënoi nga afërsia për 0-2 pas një topi të larguar keq nga mbrojtësi Neco Williams.

Pas këtij goli, Danimarka pati edhe dy raste të mira me Mathias Jensen (66’) dhe Martin Braithwaite (86’), por shtylla ua mohoi golat. Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte në skenë doli Joakim Maehle (88′), i cili shënoi për 0-3, ndërsa Braithwaite (90+) u përkujdes të shënojë për rezultatin përfundimtar 0-4.

Formacionet e mundshme të ndeshjes Çekia – Danimarka:

Republika Çeke (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Holes, Soucek; Masopust, Barak, Jankto; Schick

Danimarka (3-4-2-1): Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard; Larsen, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Braithwaite, Damsgaard; Dolberg