Betejat e dyta gjysmëfinale

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Betejat e dyta gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48. Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.

Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.


Gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68. Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje.

Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet e dyta

E mërkurë
20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina    

E enjte
20:30 Trepça – Peja

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë