Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës

16.03.2022

Takimi i cili mbahet në stadiumin e qytetit në Suharekë, do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00. Klubi i Ballkanit dhe ai i Prishtinës tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë superndeshje të çerekfinales së Kupës së Kosovës. Suharekasit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja është duke treguar një formë të lartë në stinorin […]

Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Takimi i cili mbahet në stadiumin e qytetit në Suharekë, do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Klubi i Ballkanit dhe ai i Prishtinës tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë superndeshje të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Suharekasit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja është duke treguar një formë të lartë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës, ku përpos Superligës synon të fitojë edhe ndeshjen ndaj prishtinasve, kështu për të vazhduar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Ndërkaq, ekipi i Prishtinës nuk e ka filluar edhe mirë sezonin pranveror të Superligës, por megjithatë është kthyer me dy fitore radhazi dhe se synon që të vazhdojë këtë formë duke eliminuar Ballkanin e për të vazhduar tutje në garën për Kupën e Kosovës.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Jashanica, Hoxha, As.Thaqi; Dellova, Gashi; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;

Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Karabeci, Boshnjaku, E.Krasniqi; Zyba; John, Kryeziu;