Ballkani pëson sërish nga Viktoria Plzen, por mbetet në garë për kualifikim

30.11.2023

Ballkani ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, kampioni i Kosovës pësoi minimalisht 1:0 nga liderja e grupit, Viktoria Plzen. Ballkani pati mundësitë e tij në pjesën e parë, ndërsa goli erdhi pas një dalje të gabuar […]

Ballkani pëson sërish nga Viktoria Plzen, por mbetet në garë për kualifikim Foto: Ilustrim

Ballkani ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, kampioni i Kosovës pësoi minimalisht 1:0 nga liderja e grupit, Viktoria Plzen.

Ballkani pati mundësitë e tij në pjesën e parë, ndërsa goli erdhi pas një dalje të gabuar të portierit, Enea Koliqi.

Kësisoj, Ballkani mbetet i fundit në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.

Dinamo Zagreb është i dyti me gjashtë, kurse lider i grupit është Viktoria Plzen me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin në Kroaci.

Në rast fitoreje dhe barazimi apo humbje të Astanas ndaj Viktoria Plzen, Ballkani do të mund të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt.