Ballkani – Llapi, delegohen gjyqtarët për derbin e Superligës

03.03.2022

Ashtu si në xhiron e 22-të edhe në këtë xhiro është paraparë që në program të ketë ndeshje tejet interesante. Padyshim se kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë në mes të Ballkanit dhe Llapit. Ndërsa, tashmë janë deleguar gjqytarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj xhiro në […]

Ballkani – Llapi, delegohen gjyqtarët për derbin e Superligës Foto: Ilustrim

Ashtu si në xhiron e 22-të edhe në këtë xhiro është paraparë që në program të ketë ndeshje tejet interesante.

Padyshim se kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë në mes të Ballkanit dhe Llapit.

Ndërsa, tashmë janë deleguar gjqytarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj xhiro në elitën e futbollit kosovar.

Ballkanit dhe Llapit që po kalojnë formë shumë të mirë do të përballen ndërmjet vete në një sfidë që mund të përcaktojë shumëçka. Drejtësia në këtë takim i është ndarë gjyqtarit të mirënjohur Genc Nuza.

Ndërkaq, asistentë të Nuzës do të jetë Fatlum Berisha, Granit Hysen dhe gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Kurse në VAR do të jetë Besfor Kasumi, në AVAR Elvis Bicaj, operator Bergin Demaj, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Senad Hamziq.