KEDS njofton për punime, të mërkurën disa vende të Suharekës mbesin 8 orë pa furnizim me energji elektrike
KEDS ka njoftuar se të mërkurën më 13 nëntor do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë[13.11.2024] në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 17:00 dhe prej orës 10:00 deri në ora 15:00, raporton SuharekaOnline.
Dalja 10[kV] Reshtani (kodi: 32000017) nga ora 09:00 deri në ora 17:00. Vendet: Reshtan, Therandë (një pjesë), Lagjja Bajraktari, Reshtani 1, Reshtani 3.
*Arsyeja: Projekte investive, punimi i kokave, lidhseve, energjizimi i kabllove të reja sipas zghidhjes teknike.
Dalja 10kV Shiroka (kodi: 32000019) prej orës 10:00 deri në ora 15:00. Vendet: Fshati Shirokë, Dubravë dhe Sopijë.
*Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas PEE dhe projektit të aprovuar.