Publikohen të dhënat për përkatësinë fetare: 93.5% të besimit islam, 2.3% ortodoks, 1.8% katolik, 0.5% pa besim fetar

19.12.2024

Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, duke përfshirë edhe të dhënat për përkatësinë fetare të qytetarëve.

Sipas statistikave, shumica dërrmuese e popullësisë së Kosovës i përkasin besimit islam.

Rezultatet e regjistrimit tregojnë se:

  • 93.49% e qytetarëve janë të përkatësisë islame.
  • 2.31% deklarohen si të përkatësisë ortodokse.
  • 1.75% i përkasin besimit katolik.
  • 0.45% janë të përkatësive të tjera fetare.
  • 0.50% e popullësisë deklarohen pa asnjë besim fetar.
  • 1.50% e qytetarëve nuk janë përgjigjur.

Struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqsojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.