Nesër bëhen homazhe në Sllapuzhan, përkujtohen dëshmorët Xhavit Sylaj, Hafir Elshani e Vehbi Jahaj
29.03.2024
Të shtunën do të bëhen homazhe në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
Në përkujtim të veprës heroike në përvjetorin e 25 të Dëshmorëve të Kombit: Xhavit Sylaj, Hafir Elshani e Vehbi Jahaj si dhe në përkujtim të martirëve të Luftës nga fshati Sllapuzhan nesër me 30.03.2024 do të bëhen homazhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës nëndega në fshatin Sllapuzhan, raporton SuharekaOnline.
Sipas agjendës së caktuar thuhet se homazhet do të fillojnë nga ora 09:00.