Migrimi po zbrazë shkollat, katër nxënës u larguan sot nga bankat shkollore në Duhël

26.01.2024

Edhe pas liberalizimit të vizave, nga dita në ditë shumë familje detyrohen të shpërngulen drejt vendeve evropiane për jetë më të mirë dhe bashkë me vete marrin edhe familjen, mes tyre nxënës të shkollave fillore. 

Migrimi po zbrazë shkollat, katër nxënës u larguan sot nga bankat shkollore në Duhël Foto: Ilustrim

Shfmu “Sadri Duhla” – Duhël nga sot do ti ketë katër nxënës më pak pasiqë sipas tyre nga bankat shkollore u larguan edhe katër nxënës të shkollës.

Sipas menaxhmentit të kësaj shkolle është e dhimbëshme për të gjithë stafin dhe për bashkëmoshatarët e tyre, duke shpresuar që kjo dukuri në ditët e mëtutjeshme të zhduket dhe bankat e shkollave shqipe në vendin tonë të mos jenë asnjëherë të zbrazura.

Statistikat zyrtare ndërkohë flasin për rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në nivel vendi për shkak të ikjes jashtë Kosovës të mijëra qytetarëve.