KEDS njofton për punime, sot disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike
KEDS ka njoftuar se të sot më 18 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.
Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri 14:00. Vendet: Pishina Solid, Reçani I, Reçani II, Dragaçinë I, Çadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Graiçevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova.
Arsyeja: Mirëmbajtja preventive e daljes 10 kV, shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar dhe pastrimi i trasesë.
Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 10:00 deri 11:00. Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, dhe testimi i kthinave 10 kV.
Dalja 10 kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 14:00. Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peçan, N.T.P.Kroni Bllace. Pompat e benzinës Bes com.
Arsyeja: Vendosja e shtyllës kaprate sipas ZT.