KEDS njofton për punime, të premtën një pjesë e rrugës Topliqan – Gelancë deri në 5 orë pa enërgji elektrike

22.05.2024

KEDS ka njoftuar se të premtën më 24 maj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premtën në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda  do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).