LVV
PDK
LDK
AAK

Slloveni, 229 shkolla fillore dhe të mesme kanë marrë email për kërcënim me bombë, evakuohen nxënësit

para 15 dite

Një valë kërcënimesh me bomba ka përfshirë shumë shkolla dhe kopshte në Slloveni, duke shkaktuar panik dhe duke detyruar evakuimin e disa institucioneve arsimore. Megjithatë, autoritetet policore kanë siguruar se rreziku është i ulët dhe se bëhet fjalë për një mashtrim masiv.

Slloveni, 229 shkolla fillore dhe të mesme kanë marrë email për kërcënim me bombë, evakuohen nxënësit Foto: 24ur.com

Gjatë natës, qindra institucione arsimore në të gjithë vendin, përfshirë edhe kryeqytetin Ljubljana, kanë marrë një email identik që paralajmëronte për një bombë të vendosur në ndërtesë. Sipas policisë, mesazhi është dërguar nga një adresë e falsifikuar dhe nuk përmbante detaje konkrete për vendndodhjen e bombës apo kohën e shpërthimit.

Policia: Bëhet fjalë për një mashtrim masiv

Hetimet paraprake të policisë kanë zbuluar se kërcënimet janë dërguar në mënyrë automatike nga një vend i tretë dhe se janë marrë edhe nga shtete të tjera evropiane.

“Bëhet fjalë për një mashtrim tipik, ku një person ose një grup personash përpiqen të shkaktojnë panik dhe të destabilizojnë situatën”, ka deklaruar Primož Ogrinc, shefi i departamentit për terrorizëm dhe dhunë ekstreme.

Pavarësisht sigurive të policisë, disa shkolla dhe kopshte kanë vendosur të evakuojnë nxënësit si masë paraprake. Në qytete si Ptuj, Ormozh, Slovenska Bistrica dhe Sevnica, fëmijët janë transferuar në vende të sigurta derisa policia të kryejë kontrollet e nevojshme.

“Ne e marrim këtë çështje shumë seriozisht dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe të stafit”, ka deklaruar një zyrtar i arsimit.

Etiketat

Ofertat e fundit