Rënia e flokëve, parandalimi me mënyra natyrale

12.02.2021

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve. Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale. Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme. Disa nga […]

Rënia e flokëve, parandalimi me mënyra natyrale

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve.

Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.

Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Lëngu i Qepës dhe Aloe Vera

Falë nivelit të lartë të squfurit, lëngu i qepës është ndër metodat më efikase natyrale për forcimin e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.

Lëngu i qepës ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve, rigjeneron qelizat dhe redukton inflamacionin.

Vetitë antibakteriale të lëngut të qepës ndimojnë gjithashtu kundër baktereve dhe parazitëve. Ky lëng ndihmon në trajtimin e infeksioneve të skalpit të kokës, çka shkakton edhe rënien e flokëve.

Në një studim të publikuar në vitin 2002 (Journal of Dermatology), rreth 74% e pjesëmarrësve në një eksperiment të cilët aplikuan lëngun e qepës përjetuan mbirjen e flokëve të reja.

Si T’i Përdorni

Aplikoni lëngun e qepës direkt në skalpin e kokës. Mbajeni ashtu për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Më pas, lajini flokët si zakonisht.

Një tjetër metodë është edhe përzjerja e tre lugë gjellë me lëng qepe dhe  dy lugë gjelle me gjel aloe vera. Mund të shtoni edhe një lugë vaj ulliri. Aplikoni masën në skalpin e kokës dhe lëreni të paktën për 30 minuta para se ta shpëlani.

Përdorini këto dy metoda dy apo tre herë në javë.

Etiketat